Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar përmes një komunikate, duke informuar se Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, gjatë vizitës së tyre në Shkup ka qenë i shokuar pasi Kryeparlamentari Afrim Gashi gjatë bisedës me ta ka folur në gjuhën maqedone, me përkthyes në shqip.
Integristët këtë nuk e vlerësojnë si lëshim protokollar, p0r siç thonë, mohohet haptazi identiteti kombëtar.
“Pyesim Kryetarin e VLEN -it, Afrim Gashin: a ishte një akt i qëllimshëm për të mohuar rëndësinë e gjuhës shqipe apo besimi i gabuar se shqipja është thjesht një gjuhë përkthimi, arsyeja pse ju shokuat delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vizitës së tyre në Shkup? Pse, kur ata ju drejtuan në gjuhën tuaj amtare, ju vendosët të përgjigjeni dhe të zhvilloni të gjithë bisedën në maqedonisht, me përkthyes në shqip?Si mundet një përfaqësues shqiptar të refuzojë të flasë në gjuhën e tij amtare përpara përfaqësuesve të Shqipërisë dhe përpara qytetarëve shqiptarë që presin nga ai të mbrojë dhe promovojë identitetin e tyre?, thonë nga BDI.
Kryeparlamentari Gashi kishte deklaruar se “Gjuha maqedonase është gjuhë e vetme zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer”, pas kësaj deklarate BDI kërkoi dorëheqjen e Gashit.