“Shporta e Vitit të Ri”, Qeveria e RMV-së vijon ta monitorojë situatën

Maqedonia

“Shporta e Vitit të Ri”, Qeveria e RMV-së vijon ta monitorojë situatën

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Pjesa më e madhe e tregtarëve po i kthejnë çmimet në nivelin para rritjes, por vendimi për ngrirjen e çmimeve është përgatitur, thonë nga Qeveria, duke treguar se vazhdojnë ta monitorojnë situatën.

Nëse të gjitha marketet që janë regjistruar për shportën e Vitit të Ri nuk i shtojnë asaj produkte bazë ushqimore, atëherë Qeveria, siç tregohet, do të detyrohet të marrë një vendim dhe masë jo të popullarizuar në treg.

“Sot kemi një vendim përgatitur tashmë për ngrirjen e çmimeve, por tani për tani nuk do t’ia propozojmë Qeverisë, do të monitorojmë situatën e çmimeve. Nëse ndodh një rritje e përnjëhershme e çmimeve, unë menjëherë do të kërkoj që të thirret seancë e jashtëzakonshme e Qeverisë dhe të propozoj vendim për ngrirjen e çmimeve. Pas paralajmërimit tonë, tregtarët erdhën në vete dhe ulën çmimet, sepse siç thashë dhe do ta përsëris tani, nuk do të lejojmë rritje lakmitare të çmimeve të produkteve ushqimore bazë gjatë festave”, tha ministri Besar Durmishi.

Ministri Durmishi theksoi se nga informacionet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i cili ishte në terren, çmimet e disa prej produkteve ushqimore bazë në disa markete tashmë janë ulur, e në disa tregje çmimet janë ulur nga 20 në 25%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat