VMRO: LSDM për 7 vite nuk arriti ta ul ndotjen as për 1 për qind

Maqedonia

VMRO: LSDM për 7 vite nuk arriti ta ul ndotjen as për 1 për qind

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Lidhja Social Demokrate, akuzon pushtetin e drejtuar nga VMRO-DPMNE se nuk po ndërmerr asgjë për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend. Ish ministrja e ambientit, Kaja Shukova thotë se qytetarët po mbyten nga ajri i ndotur, ndërsa pushteti i ka lënë që vet të ballafaqohen me këtë situatë.

Shukova thotë se jo vetëm që nuk janë marrë masa serioze në këtë drejtim, por edhe në mënyrë shtesë kanë ulur  mjetet për luftën kundër ndotjes për 50 përqind.

Por nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen përmes një komunikate, se LSDM për 7 vite nuk arriti ta ul ndotjen as për 1 përqind.

Nga atje thonë se do të luftojnë kundër ndotjes me masa konkrete si, subvencionet për klima inverterë, mbështetje financiare për teknologji ekologjike, gasifikim të përshpejtuar dhe zgjidhje të tjera për siç thonë, një të ardhme të qëndrueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat