Sela: Nga ASH u larguan ata që e shikonin partinë si opsion për karrierë të përkohshme politike

Maqedonia

Sela: Nga ASH u larguan ata që e shikonin partinë si opsion për karrierë të përkohshme politike

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 18:25
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në fjalimin e fundvitit tha se ASH tashmë është e ndarë mirëpo siç tha ai, ata që e dinë idealin e partisë ngelën aty, ndërsa u larguan ata që e shikonin partinë vetëm si opsion për tu marrë me politikë.

“Në ASH ngelën ata që e shohin si vizion të së ardhmes dhe u larguan ata që e panë si biznes dhe opsion që vetëm përkohësisht të merren me politikë. Ne nuk ndryshuam, njejtë ngeli Ilirja, njejtë ngeli Elmiu, Iliri, njejtë edhe unë, ne nuk ndryshuam nga ata që ishim dikur e deri sot tek foltorja e kuvendit”,tha Sela.

Sela tha se ne vitin 2024 u krijua qeveri pa legjitimitet, pasi OBRM-PDUKM ashtu siç premtoi në fushatë, po realizon agjendën për goditje ndaj shqiptarëve.

Sela shtoi se VLEN premtoi ndryshimin por solli degradimin për shqiptarët, pasi shqiptarët diskriminohen dhe largohen nga vendet e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat