“Me shkelje të Rregullores dhe procedurave parlamentare, OBRM-PDUKM edhe një herë tregoi servilitetin ndaj partnerit të koalicionit VLEN”, kështu thonë nga opozitarja LSDM.
Ata shtojnë se OBRM-PDUKM me ndryshimet ligjore po rrënon arsimin, butalisht e partizon dhe mundëson akomodimin e kuadrove jokompetent partiak të VLEN-it në pozita udhëheqëse, sic thonë, për të zbatuar urdhërat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska.
“Qartë nga biografia e U.D Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Shaban Alajbegu, të publikuar në faqen zyrtare të inspektoratit të arsimit, jo rastësisht është shmangur fakti se Alajbegu s`ka përvojë pedagogjike në edukim dhe arsim por ka punuar si sekretar shkolle, vend i punës që i takon kuadrit administrativ.
Me ndryshimin e Ligjit për inspektim arsimor është e qartë se kandidati i OBRM-PDUKM – VLEN, për Drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, s`ka njohuri të gjuhës angleze dhe nuk mund të fitojë certifikatën e njohur ndërkombëtarisht dhe i mundësohet përmes forcës, të pajiset me vërtetim në mënyrën më të thjeshtë nëpër institucione ku koalicioni qeveritar mund të ndikojë”, deklaroi Rozalija Angelovska nga LSDM.