LSDM: OBRM-PDUKM me ndryshimet e ligjit në arsim, po mundëson sistemimin e kuadrove joprofesional të VLEN-it në pozita udhëheqëse

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM me ndryshimet e ligjit në arsim, po mundëson sistemimin e kuadrove joprofesional të VLEN-it në pozita udhëheqëse

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Me shkelje të Rregullores dhe procedurave parlamentare, OBRM-PDUKM edhe një herë tregoi servilitetin ndaj partnerit të koalicionit VLEN”, kështu thonë nga opozitarja LSDM.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM me ndryshimet ligjore po rrënon arsimin, butalisht e partizon dhe  mundëson akomodimin e kuadrove jokompetent partiak të VLEN-it në pozita udhëheqëse, sic thonë, për të zbatuar urdhërat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska.

“Qartë nga biografia e U.D Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Shaban Alajbegu, të publikuar në faqen zyrtare të inspektoratit të arsimit, jo rastësisht është shmangur fakti se Alajbegu s`ka përvojë pedagogjike në edukim dhe arsim por ka punuar si sekretar shkolle, vend i punës që i takon kuadrit administrativ. 

Me ndryshimin e Ligjit për inspektim arsimor është e qartë se kandidati i OBRM-PDUKM – VLEN, për Drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, s`ka njohuri të gjuhës angleze dhe nuk mund të fitojë certifikatën e njohur ndërkombëtarisht dhe i mundësohet përmes forcës, të pajiset me vërtetim në mënyrën më të thjeshtë nëpër institucione ku koalicioni qeveritar mund të ndikojë”, deklaroi Rozalija Angelovska nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat