Pjesëtarët e MPB-së në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes po kryejnë një aksion të madh.
Po kryhen bastisje në disa lokacione në Shkup, Manastir, Negotinë, Dojran, Gjevgjeli.
Bëhet fjalë për një grup kriminal që kontrabandonte automjete të shtrenjta nga vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas informatave të para, policia është në aksion për të shuar një grup kriminal që kontrabandonte dhe falsifikonte vetura të shtrenjta të vjedhura në BE dhe që drejtoheshin në Maqedoni.