Aksioni i madh për kontrabandë të veturave, flet Toshkovski

Maqedonia

Aksioni i madh për kontrabandë të veturave, flet Toshkovski

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 12:58
Pançe Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në mëngjes ka vizituar zyrtarët policorë në Njësinë për punë të brendshme në Gjorçe Petrov, ku është njoftuar me rrjedhën e aksionit që po kryhet sot nga pjestarë të policisë në koordinim me departamentin kriminalistik.

“Aksioni ka për qëllim shuarjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e mjeteve të shtrenjta motorike, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilin mëngjesin e sotëm janë kryer kontrolle në disa lokacione.

Ne vazhdojmë të luftojmë kundër të gjitha formave të krimit, sepse qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jetojnë në një vend stabil dhe të sigurt”, theksoi ministri Toshkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat