Kryeprokurori shtetëror Lupço Koceski nuk e di se ku ndodhet Artan Grubi. Koceski zbuloi se Grubi ndodhej në “stop listë” disa ditë përpara se të arratisej, shkruan Alsat.
Por prokuroria nuk mund të jepte urdhër tjetër eventual për ndonjë masë më të ashpër, pasi lënda ishte akoma në fazën parahetimore.
“Në këtë moment, Prokuroria Publike nuk ka informacione për vendndodhjen e të dyshuarit Artan Grubi. Megjithatë, lidhur me arratisjen, mund të them se Prokuroria kishte vendosur një masë NDALIMI për të gjitha organet doganore, që do të thotë se kjo masë ishte vendosur disa ditë përpara se ai të largohej nga shteti”, tha Lupço Kocevski, Kryeprokuror.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Kocevski siguron se “informatori” që dyshohet se nxori informacionet mbi hetimin e Lotarisë Shtetërore, dhe me këtë mundësoi që të dyshuarit Artan Grubi e Përparim Bajrami t’i shmangen drejtësisë, nuk është nga Prokuroria.
“Aksioni u zbulua në fazën përfundimtare, pra një ose dy ditë përpara se të ndërmerrej zyrtarisht. Pikërisht për këtë rrethanë, Prokuroria Publike po heton tani për të zbuluar kush është “informatori” që zbuloi aksionin. Në këtë drejtim, unë si prokuror shtetëror mund t’ju garantoj se nga ana e Prokurorisë Publike nuk rrjedhin asnjë informacion në lidhje me ato hetime paraprake. Masat e ndjekjes ishin aktive për muaj me radhë dhe asnjë prej tyre nuk u zbulua”, u shpreh Lupço Kocevski, Kryeprokuror.
Kocevski thotë se po punohet lidhur me kallëzimet penale ndaj punonjësit policorë përgjegjës dhe disa punonjësve të tjerë, për të zbuluar se cilat mund të ke në qenë lëshimet e policëve përgjegjës të kufirit që kanë mundësuar arratisjen e Grubit.
Kocevski tha se nuk është hedhur poshtë as kallëzimi penal ndaj ish kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe nëse ka elemente të veprës penale edhe ai do të përfshihen në lëndën e Lotarisë. Ndërkaq për ish-drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski, i cili është i dyshuar në një rastin “Aditivët” nuk është kërkuar paraburgim, pasi dënimi maksimal është deri në pesë vite burg.
As për Kovaçevskin Prokuroria nuk ka informacione se ku gjendet, pasi kryeprokurori thotë se është në kompetencë të organeve të tjera.