BDI: VLEN liroi të dënuarit për rastin e 27 prillit të vitit 2017

Maqedonia

BDI: VLEN liroi të dënuarit për rastin e 27 prillit të vitit 2017

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një deklarate ka akuzuar VLEN-it, siç thuhet, për lirimin e të dënuarve për sulmin e 27 prillit 2017, që synonte të pengonte zgjedhjen e Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit dhe rrezikoi jetën e deputetëve.

Siç thonë nga BDI ky veprim u paralajmërua nga fotot e publikuara të autorit kryesor të sulmit Goran Angelov – Qoseto.

“Lirimi i turpshëm u paralajmërua nga fotot e publikuara të autorit kryesor të sulmit Goran Angelov – Qoseto, me zëvendësit e Afrim Gashit, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari – dëshmi e rolit të VLEN-it në mbështetjen e atyre që kërcënojnë rendin kushtetues dhe harmoninë ndëretnike.

Pas këtyre veprimeve, është e natyrshme që VLEN të shpallë edhe ish-Zëvendëskryeministrin Koço Angjushev “Biznesmeni i Vitit,” jo se është në listë të zezë, por si mentor dhe aleat i padronit të tyre në qeveri. Urime gjithashtu për shpalljen si hero të policit që përdhosi flamurin shqiptar, një tjetër shembull i qartë i përbuzjes ndaj simbolikës dhe dinjitetit të shqiptarëve nga VLEN”,  thonë nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat