ASH krahu i Selës: Drejtori i Taravarit largoi nga puna specialistin e vetëm shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë

Maqedonia

ASH krahu i Selës: Drejtori i Taravarit largoi nga puna specialistin e vetëm shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës kanë reaguar ndaj një rasti që ka ndodhur në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, ku i është ndërprerë kontrata një specialisti të vetëm shqiptarë që ka vepruar në këtë institucion.

Sipas ASH-së së Selës, ky veprim është hakmarrje politike.

“Hakmarja politike e grupit të Taravarit dhe Vlen është shndërruar tani më në hakmarje ndaj shqiptarëve. Drejtori i Taravarit në Shtëpinë e Shëndetit Kërçovë, i ka ndërprerë marrëveshjen e punës specialistit të vetëm shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, vetëm pse i njëjti është babai i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Genc Selmani, nuk është mjaftuar me kaq, por është lavdëruar edhe në profilin e tij në Facebook duke konfirmuar hakmarjen, ndërsa më skandalozja, padroni i tij dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, e ka mbështetur me një “përqafim” në këtë postim. Në vendimin për ndërprerjen e marëdhënies së punës është përdorur një arsyetim skandaloz, se Shtëpisë së Shëndetit nuk i nevojitet një specialist si ky edhe pse vendimin për angazhim paraprakisht të njëjtit ia kanë nënshkruar dy ish ministra të shëndetësisë.

Veprimet e këtilla revanshiste të Vlenit dhe veçanërisht ministrit të Shëndetësisë, Arbem Taravari e grupit të tij, po ua shohin pasojat të gjithë shqiptarët. Shumë klinika kanë mbetur pa udhëheqës shqiptarë dhe janë zëvendësuar me maqedonas, ndërsa shumë mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër medicinal u është ndërprerë marëdhënia e punës dhe në vend të tyre janë punësuar maqedonas. Çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë veten se ata janë në pushtet jo vetëm kundër vullnetit të shqiptarëve, por tanimë edhe kundër shqiptarëve”, thuhet në reagim e ASH-Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat