Nxorri informacion zyrtar sekret, MPB ndalon dhe i konfiskon celularin një personi të dyshuar

Maqedonia

Nxorri informacion zyrtar sekret, MPB ndalon dhe i konfiskon celularin një personi të dyshuar

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Një person është ndaluar nga policia dhe i është marrë telefoni për tu dërguar në ekspertizë, nën dyshimin se ka nxjerrë informacion zyrtar sekret.

Pas marrjes së telefonit, i dyshuari është lënë i lirë, sipas udhëzimit të Prokurorisë.

Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, kryeprokurori Lupço Kocevski,  duke folur për kompromentimin e aksionit në fjalë, tha se po zhvillohet hetim se kush ishte spiuni që shpërndau informacion sekret.

“Aksioni u komprimitua kur ishte në fazën përfundimtare, përkatësisht një ditë, dy apo tri ditë para se të niste zyrtarisht aksioni. Pikërisht në atë rrethanë, Prokuroria Publike edhe tani po heton për të zbuluar “kush është nishani” i rrjedhjes së informacionit të aksionit. Megjithatë, ka arritur dy ditë para se të ndërmerret aksioni i planifikuar, dhe të arrestojë disa nga të dyshuarit”, tha Kocevski.

Sipas informacioneve, flitet se nxjerrja e informacioneve sekrete ka të bëjë me aksionin policor të realizuar më 15 dhjetor në disa lokacione në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat