Kërkohet tërheqja e vendimit për shkarkimin e myftiut Qani Nesimi

Maqedonia

Kërkohet tërheqja e vendimit për shkarkimin e myftiut Qani Nesimi

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Këshilli Iniciativë i Hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës, në një konferencë për media, kanë kërkuar që kreu i BDI-së, Shaqir Fetahu ta tërheq vendimin për shkarkimin e myftisë, Qani Nesimi, që sipas tyre është një vendim antikushtetues.

“I nderuari Reisul Ulema, ne nuk do të ndalemi në këto kërkesa tona që janë kushtetuese dhe ligjore. I nderuari Reisul Ulema, nëse ju keni ende bindjet se jeni Reisul Ulema i ne hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive me shumicë të Myftinisë të Tetovës, pranoni kërkesat tona”.

“Ne vazhdojmë t’ju njohim si Resiul ul-Ulema të BFI-së. Ne nuk dëshirojmë që ju të mbeteni në historinë e BFI-së si: shkelës flagrant i Kushtetutës së BFI-së, e cila mban edhe nënshkrimin tuaj, nënçmues i shumicës së hoxhallarëve, këshillave të xhamisë dhe xhematit përgjithësi në Myftininë e Tetovës me veprimet e Juaja antikushtetues dhe antiligjor, por edhe jo etiko-morale dhe jo fetare”.

“Dëshirojmë që zërin tonë ta dëgjojnë qeverisja qendrore dhe lokale në shtetin tonë si dhe ambasadat e huaja që veprojnë në vendin tonë”, kanë deklaruar nga Këshilli Iniciativë i Hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat