Janevska: Nuk ka asnjë problem që Abetarja e unifikuar shqipe të përdoret si material ndihmës

Maqedonia

Janevska: Nuk ka asnjë problem që Abetarja e unifikuar shqipe të përdoret si material ndihmës

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 14:13
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka folur në lidhje me Abetaren e unifikuar shqipe, e cila në fillim të këtij viti shkollor filloi të përdoret në disa shkolla shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Janevska tha se nuk ka asnjë pengesë të përdoret Abetarja shqipe, pasi siç tha, është material ndihmës.

“Asnjë ligj nuk vlen në mënyrë retrograde. Këtë BDI do të duhet ta dijë më mirë se unë, pasi kanë përvojë 20-vjeçare. Materialet didaktike që janë në përdorim, do të jenë në përdorim derisa Byroja për Zhvillim të Arsimit nuk thotë se nuk janë të përshtatshme, për momentin nuk kemi vendim të tillë”.

“Ministri Jeton Shaqiri së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, abetaren shqipe, e miratuan si material ndihmës, nuk është libër. Jashtë këtij vendit nuk e di çfarë është, në vendin tonë është material ndihmës dhe nuk ka pengesë që të përdoret më tej, derisa nuk vendosim që të kemi material tjetër”, tha mes tjerash Vesna Janevska.

Ndryshe, Abetarja shqipe ka shkaktuar përplasje në mes partive shqiptare ditëve të fundit. Nga BDI thanë se kjo abetare me ligjin e ri për arsim do të largohet nga përdorimi, ndërsa nga VLEN mohuan një gjë të tillë, dhe pretendimet e BDI-së i quajtën shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat