Kasami për Akademinë Shqiptare: Kemi arritur marrëveshje për mbështetje, do të shohim si do të realizohet

Maqedonia

Kasami për Akademinë Shqiptare: Kemi arritur marrëveshje për mbështetje, do të shohim si do të realizohet

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 16:01
Bilall Kasami

Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 43-të miratoi buxhetin për vitin 2025, i cili do të jetë 49,3 milionë euro.

Buxheti u votua me 27 nga gjithsej 31 këshilltarë dhe para votimit asnjë nga këshilltarët nuk doli për ta debatuar këtë pikë të rendit të ditës.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, u pyet nëse do të ndahen mjete buxhetore për shoqatën e qytetarëve që kërkon themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare.

Ai tha se i qëndrojnë atij zotimi, por nuk është çështje e buxhetit që është miratuar.

“Sa i përket Akademisë Shqiptare, është e sigurt se ne si Komunë e Tetovës, në përputhje me obligimet e marra, do të qëndrojmë pranë saj dhe do të vazhdojmë të jemi në marrëveshje me ta se si do të realizohet. Pra, nuk bëhet fjalë për buxhetin që u miratua sot. E thashë do të thotë se është një çështje mbështetjeje për të cilën tashmë kemi rënë dakord dhe do të shohim se si do të realizohet”, tha Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat