Regjimi po kthehet. Deklaratat e Mickoskit se qeveria planifikon të shpërndajë Këshillin Gjyqësor me shkarkimin e 5 anëtarëve është një hap drejt pushtimit të plotë të gjyqësorit nga ana e qeverisë. Mickoski kërkon ta vë në kontroll gjyqësorin”, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së ndaj deklaratave të kryeministrit.
“Kjo do të thotë shkelja e demokracisë, shkelja e ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe kthimi në epokat e errëta të persekutimit politik përmes gjyqtarëve të kontrolluar dhe proceseve gjyqësore.
Krejt në kundërshtim me të gjitha reformat dhe me atë që Mickoski nënshkroi në planin e rritjes vetëm pak muaj më parë në Bruksel.
Në këtë mënyrë Mickoski i hedh reformat në gjyqësor në deponi dhe merr kontrollin dhe partishmërinë e plotë të gjyqësorit. Duke ndjekur të njëjtën recetë nga koha e Gruevskit, kur gjyqtarët ishin vegla të regjimit dhe drejtësia ishte e shurdhër ndaj qytetarëve.
Mickoski dëshiron të jetë edhe gjykatës edhe ekzekutor, për të dhënë drejtësi partiake në vend të drejtësisë juridike.
LSDM me muaj ka paralajmëruar se ky nuk është rast i izoluar, por strategji e Mickoskit dhe partisë së tij për t’i bërë gjyqtarët kukulla të cilët do të marrin vendime sipas direktivave partiake.
LSDM-ja do ta kundërshtojë fuqishëm këtë dhe do të bëjë gjithçka që ta pengojë këtë okupim të pushtetit gjyqësor nga OBRM-PDUKM-ja”, shtojnë nga atje.