Mexhiti: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat

Maqedonia

Mexhiti: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 16:30
Izet Mexhiti

Zv. kryeministri Izet Mexhiti ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ali Ahmetit se Artan Grubi ndodhet në hapësirat shqiptare.

Mexhti përmes një statusi në Facebook thotë se hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat.

Hapësira shqiptare është hapësira që na bën krenarë e dinjitozë, dhe meriton të ngelet e tillë.
Personat non-grata nga lista e zezë amerikane nuk guxojnë t’i bëjnë shtetet shqiptare pengje të drejtësisë dhe t’i implikojnë në keqpërdorimet e tyre.

Ky është turp për politikën dhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat