VLEN: Zgjidhet statusi i punonjësve dhe artistëve të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe

Maqedonia

VLEN: Zgjidhet statusi i punonjësve dhe artistëve të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Deri sa punonjësit dhe artistët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe me vite me ishin nën mëshirën e fatit, sot koalicioni shqiptarë në Qeveri VLEN, ka kremtuar zgjidhjen e statusit të tyre.

Në pritjen që iu bë artistëve në hapësirat e qeverisë nga zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani, u tha se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e këtij institucioni të kulturës shqiptare.

“Sot, së bashku me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit, z. Sedat Sulejmani, mirëpritëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut punonjësit dhe artistët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe për të kremtuar zgjidhjen e statusit të tyre të punësimit.

Ky është një moment i rëndësishëm, i cili jo vetëm që përmirëson një padrejtësi të madhe, por edhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Gjatë këtij takimi, diskutuam për rëndësinë e mbështetjes së artistëve dhe zhvillimit të kulturës sonë. Kultura është pasuri kombëtare, dhe angazhimi ynë është i palëkundur: të forcojmë Ansamblin duke ruajtur trashëgiminë e pasur kulturore dhe duke krijuar hapësira për energji të reja dhe ide inovative.

Falënderoj të gjithë artistët dhe punonjësit që me talentin dhe përkushtimin e tyre mbajnë gjallë traditën tonë. Le të punojmë së bashku për një të ardhme ku kultura jonë do të ketë një rol qendror në identitetin kombëtar dhe do të frymëzojë brezat që do të vijnë!”, ka deklaruar Fetai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat