Këshilli Gjyqësor i RMV-së më 3 janar, e premte, do të zgjedhe kryetarin e ri të saj.
Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit vjen pikërisht një muaj pasi Vesna Dameva dha dorëheqje nga kjo pozitë më 2 dhjetor.
Në shpjegimin e dorëheqjes së saj, Dameva ka thënë se në periudhën e fundit janë bërë përpjekje nga politikanë të caktuar për të dëmtuar integritetin e saj personal.