Aggeler: Është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

Maqedonia

Aggeler: Është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 20:10
Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler, në përgjigje të një pyetjeje gazetareske për ish-zv. kryeministrin Artan Grubi, i cili ndodhet në arrati si i dyshuar për rastin “Lotaria e Shtetit”, tha sot se nuk ka asnjë koment për atë që po ndodh me Grubin, por tha se është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Nuk kam asnjë koment për atë që po ndodh me Artan Grubin. Nuk e di ku është. Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe shpresoj se ai është një prej tyre”, tha Aggeler.

Për procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor që zgjidhen në Kuvend, Ambasadorja shtoi se duhet të ketë llogaridhënie, por edhe procesi të jetë transparent.

“Mendoj se unë dhe Ambasada kemi qenë shumë të qartë për qëndrimin tonë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe institucioneve të tjera brenda gjyqësorit. E them sërish, duhet të ketë përgjegjësi, por edhe procesi të jetë transparent, që qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe pse”, shpjegoi Aggeler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat