Qeveria bullgare miratoi projekt-marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit të përbashkët hekurudhor “Deve Bair”

Maqedonia

Qeveria bullgare miratoi projekt-marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit të përbashkët hekurudhor “Deve Bair”

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Bullgarisë miratoi projekt-marrëveshjen me Republikën e Maqedonisë së Veriut për ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar “Deve Bair”, njofton agjencia bullgare “BTA”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se do të formohet një komision i përzier dhe teksti i marrëveshjes do të diskutohet me palën e RMV-së.

Sipas “BTA”, qëllimi i marrëveshjes është të bëjë të qarta detyrimet dhe afatet për ndërtimin e hekurudhës ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si palë e marrëveshjes, propozon që të dyja palët të ndërmarrin aktivitete reale për realizimin e objektit të tunelit hekurudhor, i cili është një lidhje hekurudhore mes dy vendeve fqinje.

Ndërtimi i Korridorit 8 strategjik të transportit është parakusht për shkëmbimin tregtar dhe industrial, siç është në baza bilaterale mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, ashtu është edhe për vendet e rajonit”, thuhet në deklaratën e qeverisë bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat