Prokuroria e RMV-së do të shqyrtojë çdo të dhënë në lëndën “Bunker”

Maqedonia

Prokuroria e RMV-së do të shqyrtojë çdo të dhënë në lëndën “Bunker”

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga Qendra hetuese gjatë analizës së materialit dëshmues të grumbulluar deri më tani kanë ardhur deri te njohuri të tjera të mundshme penale dhe persona të përfshirë, njoftoi Prokuroria Publike.

“Me qëllim shqyrtimin e të dhënave të tilla më 28.12.2024, një person është dërguar në stacionin policor. Për shkak të ekzistimit të dyshimit se është autor i mundshëm i krimeve të zbulimit të sekretit zyrtar dhe bashkimit kriminal me të është zhvilluar një bisedë zyrtare”, thonë nga PP.

Ata shtojnë se pas bisedës personi është liruar, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik i është konfiskuar telefoni celular për të konfirmuar të dhënat për krimin e mundshëm të kryer.

Në kuadër të lëndës “Bunker” nën hetim janë 18 anëtarë të grupit kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat