MPB ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për ish-drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski

Maqedonia

MPB ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për ish-drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 21:32
Vasko Kovaçevsk

MPB ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për ish-drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski. Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion sot ka pranuar aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, me të cilin refuzohet propozimi për caktimin e masës së kujdesit ndaj të dyshuarit në rastin “Aditiv”.

Sipas prokurorisë, i dyshuari nuk është në dispozicion të organeve të rendit.

Hetimi për rastin “Aditiv” ka nisur më 10 të këtij muaji dhe përfshin 23 persona fizikë dhe katër persona juridikë. Dyshohet se ata kanë kryer krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave, ekonomisë, detyrave zyrtare dhe trafikut të ligjshëm.

Vasko Kovaçevski është njëri prej të dyshuarve në këtë rast, i cili urdhër është lëshuar pasi nuk është gjetur nga organet hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat