Fillon pushimi dimëror në shkollat e Maqedonisë

Maqedonia

Fillon pushimi dimëror në shkollat e Maqedonisë

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, nesër (1 janar) nisin pushimet dimërore të vitit shkollor 2024-2025.

Mësimi i gjysmë vjetorit të dytë do të vazhdojë më 20 janar.

Viti akademik 2024-2025 tradicionalisht do të përfundojë më 10 qershor. Ky vit nuk do të zgjatet si viti i kaluar shkollor, kur u mbyll më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, sepse nuk do të ketë pushim pranveror, i cili për herë të parë u prezantua vitin e kaluar (29 prill – 6 maj 2024).

Për këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka anketuar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e klasave më të larta këtë vit shkollor dhe, siç bën me dije, shumica ka deklaruar se nuk dëshiron të ketë pushim pranveror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat