Ahmeti: Hyjmë në vitin 2025, më të fortë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Maqedonia

Ahmeti: Hyjmë në vitin 2025, më të fortë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 14:04
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Vitin e Ri 2025 për të gjithë qytetarët e vendit.

Ahmeti thotë se fillimviti shënoi një moment historik dhe një arritje të madhe për vendin tonë: për herë të parë, u zgjodh një Kryeministër shqiptar.

Ky moment nuk ishte vetëm një triumf i shqiptarëve, por edhe i gjithë qytetarëve dhe një pasqyrim i maturisë së demokracisë sonë multietnike, duke dëshmuar në vepër se ky është vendi ynë i përbashkët, ku të gjithë popujt gëzojnë të drejta dhe privilegje të barabarta.

Po ashtu, zgjedhjet e këtij viti, të organizuara në një frymë demokratike, përforcuan besimin e qytetarëve në Frontin Evropian, i cili shënoi një fitore të madhe dhe pa ekuivoke”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti thotë se ky vit na kujton përfaqësimi legjitim u zëvendësua me servilizëm dhe instalim të individëve të përzgjedhur nga ata që ndërtuan tërë kauzën e tyre duke luftuar barazinë.

“Muajt që lamë pas kemi parë përpjekje për të sfiduar gjuhën shqipe, të drejtën për vetë-identifikim dhe mekanizmat e përfaqësimit të drejtë e adekuat. Këto sulme kanë cënuar arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, duke hapur plagë të reja në marrëdhëniet ndëretnike, duke krijuar paparashikueshmëri për të ardhmen e vendit.

Mirëpo, pavarësisht këtyre sfidave e problemeve, hyjmë në vitin 2025, më të fortë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë”, shton Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat