Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të vazhdojë masa e qeverisë për transport publik falas për studentët në Shkup.
Mickoski tha se qeveria në seancën e sotme vendosi të transferojë 120 milionë denarë deri te Qyteti i Shkupit, respektivisht deri te Ndërmarrja për Qarkullim Publik, që të mund të vazhdojë kjo masë dhe vitin e ardhshëm.
“Qeveria në seancën e sotme të rregullt vendosi t’i transferojë 120 milionë denarë Qytetit të Shkupit, respektivisht NQP-së që të mundet që kjo masë pa pengesa të realizohet edhe në vitin e ardhshëm kalendarik.
Ky është një lehtësim shtesë për procesin e arsimit për studentët”, tha Mickoski.