Siljanovska fali shtatë të dënuar me rastin e Vitit të Ri

Maqedonia

Siljanovska fali shtatë të dënuar me rastin e Vitit të Ri

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 18:18
Gordana Siljanovska-Davkova

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festave të fundvitit ka sjellë vendim për faljen e shtatë personave të dënuar me burg.

Prej tyre njëri është liruar plotësisht, ndërsa gjashtë persona të tjerë lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg.

Siç bën të ditur kabineti i presidentes, gjashtë persona të dënuar janë falur në kohëzgjatje prej tre muajsh.

Ndërsa një person tre muaj e katër ditë, gjë që tek ai ka sjellë lirimin e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat