Foshnja e parë në vitin 2025 në Maqedoninë e Veriut ka lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji në Shkup në ora 00:01.
Siç njoftojnë nga Klinika, foshnja është mashkull me peshë prej 3190 gram dhe është i gjatë 50 centimetra.
“Foshnja e parë në vitin 2025 ka lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup në ora 00:01.
E nisëm këtë vit me një princ! Fëmija është mashkull, peshon 3190 gram dhe është i gjatë 50 centimetra dhe është i pari për mamin dhe babin. I urojmë princit shëndet dhe ditë të lumtura fëmijërie, ëndrra të realizuara”, thuhet në njoftimin e Klinikës Universitare për Gjinekologji.