Nga sot patentat e shoferit në Maqedoninë e Veriut, me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, do të ndalojnë të vlejnë.
Qytetarët të cilët do të ndeshen nga policët dhe të cilët posedojnë vetëm patent shoferi me emrin e vjetër, do të gjobiten me 100 euro.
Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë lëshuar rreth 800 mijë patent shoferë me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.
Paraprakisht, edhe targat e veturave janë ndërruar dhe ato duhet ta mbajnë parashtesën NMK.