Nata e Vitit të Ri, 21 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup

Maqedonia

Nata e Vitit të Ri, 21 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup

Më: 1 janar 2025 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Mjeku Andon Çibishev njoftoi mëngjesin e sotëm se natën e ndërrimit të motomoteve, në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup gjithsej kanë kërkuar ndihmë 21 pacientë.

Çibishev e konsideroi këtë si mbrëmje të qetë, ndërsa falënderoi edhe mediumet për shpërndarjen e këshillave nga institucionet shëndetësore.

“Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë, mbrëmja dhe kujdestari e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht qetë. Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë prej të cilëve, 18 kanë qenë si helmim akut me alkool. Prej 18 rasteve, 4 janë të gjinisë femërore kurse 14 janë të gjinisë mashkullore. Te femrat, pacientja më e re është 17-vjeçare, kurse më e moshuara 27 vjeç”.

“Te meshkujt, pacienti më i ri është 14-vjeçar, kurse më i moshuari është 38 vjeç. Si çdo vit, duhet ta potencoj se kemi më pak pacientë të helmuar se në vitin e kaluar. I falënderoj mediat që këshillat tona i përcollën te publiku dhe kjo shpresoj se ka kontribuar që këtë vit të kemi më pak raste”, deklaroi Çibishev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat