Janevska me mesazh në fillim të vitit 2025: Së bashku për ndryshimet në arsim, jemi përgjegjës për fëmijët dhe vendin

Maqedonia

Janevska me mesazh në fillim të vitit 2025: Së bashku për ndryshimet në arsim, jemi përgjegjës për fëmijët dhe vendin

Më: 1 janar 2025 Në ora: 13:46
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, me rastin e Vitit të Ri 2025, ka përcjellë mesazh për qytetarët, ndërsa uron që ky vit do të jetë i mbushur me ngjarje të bukura.

Janevska thotë se së bashku me nxënësit, studentët, mësimdhënësit dhe prindërit do të vazhdojë të punojë për arsim më cilësor.

“Ndërtojmë edukim mundësish, në të cilin çdo fëmijë mund të realizojë potencialin e tij, i cili e çmon dhe e vlerëson kontributin e çdo mësimdhënësi, arsim i cili bashkon. Në shtator filluam me tekste shkollore për të gjithë nxënësit, në qershor të përfundojmë vitin shkollor me rezultate më të mira se vitin e kaluar. Ky është synimi i futjes së mësimit me një ndërrim dhe qëndrimit të zgjatur në shkollë, rritja e pagave të punonjësve në shkolla, rikonstrucioni dhe ndërtimi i objekteve të reja shkollore, ndryshimet në rregullore, përforcimi i asistencës arsimore dhe optimizimi i rrjetit shkollor”.

“Në arsimin e lartë kemi filluar me ndryshime që do t’u ofrojnë studentëve llojin e programeve që kërkojnë në universitetet e huaja, ndërsa profesorët tanë do të mund të krahasojnë veten në nivel ndërkombëtar. Për të krijuar sistem edukativo-arsimor të qëndrueshëm, themelet e të cilit janë thurur në zgjidhjet më të mira që kanë dhënë rezultate ndër vite dhe për ta plotësuar atë me zgjidhje të reja që kërkon epoka digjitale, duhet të miqësohemi të gjithë që duam përparim arsimor”, thotë Janevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat