Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se nata e ndërrimit të viteve kaloi kryesisht në mënyrë paqësore.
“Sa i përket mbrëmjes së sotme, në të gjithë territorin e vendit, nata e ndërrimit të viteve kaloi kryesisht në mënyrë paqësore. Situata e sigurisë në të gjithë vendin gjatë natës së ndërrimit të viteve ka qenë e qëndrueshme.
Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen time për punonjësit e policisë që ishin në detyrë mbrëmë. U forcua prania në terren dhe u morën masa të koordinuara dhe të synuara për të ruajtur një situatë të favorshme sigurie. Gjegjësisht, në periudhën prej orës 14:00 të ditës së djeshme deri në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 29 krime, si dhe 28 aksidente trafiku, 3 prej të cilave me lëndime të rënda trupore.
Gjithsej 33 persona janë ndaluar për shkaqe të ndryshme, kryesisht në lidhje me tregtinë e paligjshme të lëndëve narkotike – 14 persona. Falënderoj të gjithë qytetarët që festuan, festuan me përgjegjësi ashtu siç apeluam dhe që të gjithë kontribuan që nata e Vitit të Ri të kalojë paqësisht”, tha Toshkovski.