Mijëra vizitorë kanë pritur Vitin e Ri në Ohër dhe Strugë, turistët të kënaqur nga organizimi

Maqedonia

Mijëra vizitorë kanë pritur Vitin e Ri në Ohër dhe Strugë, turistët të kënaqur nga organizimi

Më: 1 janar 2025 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Vizitorë nga Maqedonia dhe rajoni e kanë pritur Vitin e Ri në Ohër dhe Strugë. Turistët u shprehën të kënaqur me organizimin

Mijëra mysafirë nga Maqedonia dhe rajoni e kanë pritur Vitin e Ri në Ohër dhe Strugë. Disa prej tyre festuan në sheshin e qytetit në Ohër, me fishekzjarrë dhe muzikë. Festë kishte edhe në hotelet e qytetit ku mysafirët më të shumtë ishin nga Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

“Vijmë shumë shpesh, atmosfera është e mrekullueshme, më mirë se kudo”, u shpreh një turist.

“Janë përmbushur pritjet e mia, sepse Ohri është i gjallë 365 ditë në vit dhe ky është vetëm sinjal i vogël se kushdo që dëshiron ta shohë Ohrin në dritën e tij të plotë, është i mirëpritur. Keni mysafirë nga jashtë dhe mërgimtarë tanë. Ka atmosferë të këndshme këtu, ka miqësi, dashuri, ka verë të zier”, tha një tjetër turist.

“Ohri është qytet i bukur. Ne jemi këtu çdo vit, vijmë si familje”, theksoi një turist.

Kreu i Ohrit Kiril Pecakov thotë se është i kënaqur me mbushjen e qytetit.

“Ohri është përplot me turistë, ka shumë evente dhe shpresoj që ata të shijojnë qytetin më të bukur të Maqedonisë, dëshirat e mia janë shumë lumturi, sukses, dashuri dhe shpresoj si kryetar komune që viti 2025 të jetë shumë i suksesshëm jo vetëm për Ohrin, por edhe për Maqedoninë”, deklaroi Kiril Pecakov- kryetar i Ohrit.

Nga SPB Ohër njoftuan se para një klubi nate, pesë shtetas nga Serbia të moshave 22 dhe 23 janë përleshur mes vete. Menjëherë janë dërguar në stacionin policor, ndërsa është regjistruar edhe një sulm fizik ndaj një personi nga Ohri. Foshnja e parë e porsalindur në vitin e ri në Ohër është femër. Edhe në Spitalin e Strugës një nënë nga Llabunishti solli në jetë një vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat