Presidentja Gordana Siljanova-Davkova, vlerëson se nevojitet ligj i ri për amnisti në fokusin e të cilit do të jenë të burgosurit, për shkak se ligji i tanishëm nuk është i vendosur sistematikisht.
Këto amnisti kryesisht kanë të bëjnë në 3 muaj tha Davkova në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së pjesëtarëve të armatës në Kazermën “Jane Sandanski” në Shtip.
Me rastin e Vitit të Ri, dje presidentja amnistoi 8 persona të dënuar, prej të cilëve njërin plotësisht.
“Ligj i ri për amnisti. Ligji i tanishëm pas disa vendimeve të gjykatës kushtetuese edhe nuk është ligj në plot kuptimin e fjalës, nuk ka sistem. D.m.th. neve na duhet ligj bashkëkohor për amnisti në të cilin, po përsëris thelbi do të jenë njerëzit, të burgosurit.
Për shkak se amnistitë nuk janë dënime të rreme, sanksione të rreme, por mirëkuptim dhe hapje e rrugës për jetë tjetër”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, presidente e RMV-së.