Ndalohen katër shtetas serb në Maqedoni, kanë prishur qetësinë publike

Maqedonia

Ndalohen katër shtetas serb në Maqedoni, kanë prishur qetësinë publike

Më: 1 janar 2025 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se natën e Vitit të Ri, në Ohër janë arrestuar 4 shtetas të Serbisë.

Të njëjtit kishin konfrontim fizik mes vete.

“Më datë 01.01.2025, në orën 01:40, në rrugën “Stiv Naumov” në Ohër janë ndaluar shtetasit serb D.Q (20) nga Panqeva dhe A.K. (26), L.S. (22) dhe L.M.(21), të gjithë nga Vranja, të cilët paraprakisht para objektit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me konfrontim fizik mes vete”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat