Të shtunën do të hapet autostrada Stracin-Kriva Pallankë

Maqedonia

Të shtunën do të hapet autostrada Stracin-Kriva Pallankë

Më: 2 janar 2025 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se pret që viti 2025 të jetë më i suksesshëm se viti 2024. Sipas tij, viti i kaluar përfundoi me rezultate më të mira se sa pritej, sa i përket planit ekonomik.

Kryeministri bën me dije se pret investime mbi një miliard euro dhe deficit buxhetor nën 4 për qind.

Mickoski njoftoi se të shtunën do të hapet rruga Stracin (Çatal) – Kriva Pallankë, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij muaji do të hapet pjesa e autostradës Gradsko-Farish, si dhe pjesa e parë e hekurudhës për në Bullgari, Kumanovën- Beljakovce.

Sipas Mickoskit, puna në autostradat e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 është duke u përshpejtuar.

“Rruga Gostivar-Bukojçan është në ndërtim e sipër, pres të përfundojë tenderi që do ta lidhë Bukojçanin me autostradën Kërçovë-Ohër. Puna po përshpejtohet edhe në rrugën Prilep-Manastir, pres që rrugët Tetovë-Gostivar dhe Trebenishtë- Qaf Thanë të fillojë me një trase të re, sepse ajo aktuale hyn në pjesën që mbrohet nga UNESCO”, tha Mitsoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat