Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se mbrëmë ka ndodhur një aksident në qarkoren e Shkupit, në të cilën ka humbur jetë një person.
“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetimore të MPB-së, mbrëmë kanë kontrolluar vendin e ngjarjes së ndodhur në qarkoren e Shkupit, në të cilën ka humbur jetën një person.
Po përcaktohen shkaqet dhe rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, por sipas informacioneve fillestare, e ndjera është një femër, e cila ose ka qenë duke ecur në autostradë ose ka rënë nga mbikalimi në rrugë. Në atë moment, në kushtet e natës me dukshmëri të zvogëluar në rrugë, një automjet që lëvizte përgjatë unazës është përplasur me të. Drejtuesit i veturës menjëherë pas aksidentit i është bërë alkomatografia dhe nuk është konstatuar se ai e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga Prokuroria.
Nga atje thonë se është dhënë urdhër për autopsi të trupit të të ndjerës, janë mbledhur gjurmë dhe prova materiale të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës. Po intervistohen edhe dëshmitarët okularë të ngjarjes, për të zbardhur të gjitha rrethanat.