Fluturimi Shkup – Stamboll do të realizohet me vonesë. Sipas faqes së internetit të TAV Maqedoni, aeroplani i “Pegasus” që duhej të ulej në Shkup në orën 09:55, është shtyrë për në orën 12:05, ndërsa kthimi për në Stamboll është shtyrë nga ora 10:50 në orën 13:00.
Për një orë është shtyrë edhe fluturimi Stamboll – Shkup – Stamboll i kompanisë “AJET HAVAYOLLARI”.
Fillimisht i planifikuar për në orën 11:25, avioni në Shkup duhet të ulet në orën 12:25, ndërsa në vend të orës 12:45, pritet të kthehet në Stamboll në orën 13:45.
Nuk bëhet e ditur nëse shkak për vonesën është mjegulla në Shkup. Sipas faqes së internetit të TAV Maqedoni, për momentin nuk ka ndryshime të tjera në orarin e fluturimeve.