Ndalohet një person nga Kërçova, kontrabandonte imigrantë nga Kina

Maqedonia

Ndalohet një person nga Kërçova, kontrabandonte imigrantë nga Kina

Më: 2 janar 2025 Në ora: 12:31
Policia

MPB njofton se ka ndaluar një person nga Kërçova, për shkak se kontrabandonte imigrantë nga Kina.

“Me datë 01.01.2025 në ora 19:40 në Stacionin Policor Gjevgjeli është ndaluar D.P. (25) nga fshati Vraneshticë e Kërçovës, për shkak të dyshimit se rreth orës 12:00 në afërsi të kufirit me Greqinë ka qenë duke transportuar pesë persona-imigrantë nga Kina.

D.P. është ndaluar, ndërsa imigrantët janë transferuar në Qendrën pranuese dhe transitore në Gjevgjeli për përpunim të mëtutjeshëm.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat