Murtezani: Integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i ngrirë

Maqedonia

Murtezani: Integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i ngrirë

Më: 2 janar 2025 Në ora: 13:47
Orhan Murtezani

Integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i ngrirë. Përkundrazi, procesi është aktiv dhe dinamik dhe ne jemi të përkushtuar në çdo aspekt të tij. Këtë e tregojnë aktivitetet e rregullta, si emërimi i shefit dhe zëvendëskryenegociatorit, analiza e thellë e raporteve të shqyrtimit nga Komisioni Evropian për pesë nga gjashtë grupimet, zbatimi i rregullt i detyrimeve nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, programimin dhe zbatimin e projekteve IPA, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformës 2024-2027, thotë ministri i Çështjeve Evropiane dhe negociatori kryesor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani.

Murtezani për “Lokalno” thotë se euroskepticizmi është një sfidë, por jo një pengesë që nuk mund të kapërcehet. Ai thekson se është e rëndësishme të ruhet dhe forcohet besimi i qytetarëve në rrugën evropiane të vendit.

“Edhe pse gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm kur komentojmë qëndrimet e politikanëve të tjerë, në këtë rast pajtohem plotësisht me kryeparlamentarin Gashi se procesi i zgjerimit kërkon një koncept dhe ripërcaktim të ri. BE duhet të mendojë për modalitete që do ta bëjnë procesin më efikas dhe më real për kandidatët aktualë dhe të ardhshëm”, thekson Murtezani i pyetur nëse BE-ja duhet të gjejë modalitete të reja për të përmbyllur procesin e integrimit evropian.

Ministri është i vendosur se Plani i Rritjes i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është padyshim një zëvendësim i anëtarësimit të plotë të vendit tonë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat