Ndërprehet aksioni në Rashçë për të vazhduar nesër me kërkimin e personit të 4 – Jozyrtarisht, tri viktimat janë gra
Në këto moment është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër.
Kjo për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë.
Jozyrtarisht, bëhet e ditur se të tri viktimat janë gra.
Ndërsa, personi që nuk është gjendur ende është mashkull.
Aksidenti i rëndë në Rashçe – Policia ende në kërkim të personit të 4 që ndodhej në makinë
Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë.
Policia dhe ekipet e shpëtimit në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.
Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë
Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë, shkruan Alsat.
Paraprakisht siç ka raportuar media në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina.
Ku fatmirësisht atë e kanë gjetur disa kalimtar të rastit dhe e kanë dërguar në spitalin 8 shtatori.
Tashmë edhe MPB, ka dalë me një komunikatë për media, ku thuhet se aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj ka ndodhur rreth orës 16:00.
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj – Është gjetur makina që ra në lum
Tashmë është gjetur makina e cila pasditen e sotme ran ë lumin Vardar, më saktësisht në rrugën Rashçe-Saraj, shkruan Alsat.
Sipas raportimeve të deritanishme, bëhet e ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.
Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit. Alsat mëson gjithashtu se pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.
Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.
Tashmë edhe MPB, ka dalë me një komunikatë për media, ku thuhet se aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq thonë se ende nuk ka informacione zyrtare se sa persona ishin në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar.
Nga MPB thonë se në aksionin në Rashçe janë angazhuar edhe pjesëtarët e njësitit “Tigrat”.
Aksident i rëndë në RMV: Vetura bie në Vardar, fëmija 5-vjeçar gjendet në rrugë, 4 familjarë të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.
Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një automjeti brenda së cilës udhëtonin pesë persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.
Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.
Tutje raportohet se pasagjeri i pestë është një fëmijë pesëvjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.
Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për katër personat e tjerë në veturën e aksidentuar.