Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, të enjten.
Në rrethana ende të paqarta një automjet ka rënë në lumin e Vardarit, kanë raportuar mediat në Maqedoni e Veriut.
Institcionet relevante të shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pesë persona ishin në veturë, tre janë konfirmuar të vdekur – të gjitha viktimat janë gra.
Një person tjetër është në kërkim, raporohet si i gjinisë mashkullore.
Operacioni i kërkimit është pezulluar, për shkak të kushteve atmosferike.
Ndërkaq, pasagjeri tjetër ishte një fëmijë 5-vjeçar, që raportohet të ketë dalë nga automjeti para se vetura të binte në lumë.
Ai është hasur nga disa kalimtarë rasti dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore.