Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që shpëtoi

Maqedonia

Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që shpëtoi

Më: 2 janar 2025 Në ora: 22:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Klinikës Kirurgjike për Fëmijë në Maqedoninë e Veriut, Llazo Jovçeski, ka folur rreth gjendjes së fëmijës që shpëtoi në aksidentin përgjatë Vardarit.

Ai ka thënë se 4-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak të mënyrës së aksidentit, Jovçeski ka deklaruar fëmija po mbahet ende në spital për vëzhgim të mëtutjeshëm.

“Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull.

Por, për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat