Ohri arrin Shkupin për nga ndotja e ajrit, urbanizimi, një nga arsyet

Maqedonia

Ohri arrin Shkupin për nga ndotja e ajrit, urbanizimi, një nga arsyet

Më: 3 janar 2025 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Ohri po mbytet në ajër të ndotur, i cili sipas stacioneve matëse të Ministrisë së Mjedisit, kulmi i ndotjes këto ditë ka qenë më 1 dhe 2 janar, kur në periudha të caktuara të natës përqendrimi i grimcave ka arritur vlerën prej 245 dhe 225 për metër/kub. Nëse dikur konsiderohej qendër e ajrit të pastër, sot ka të njëjtin fat si Tetova, Shkupi, Manastiri e qytetet e tjera. Sipas ekspertëve, një nga arsyet kryesore të ndotjes së ajrit në Ohër dhe Strugë është urbanizimi masiv, ku në të dy qytetet ndërtohen blloqe të tëra banimi, prandaj nuk është i mundur depërtimi i ajrit të pastër nga liqeni.

Ata që janë pak më të rritur, kujtojnë se kjo ka ndodhur shumë më herët, sidomos pas fillimit të ndërtimit pa plan të ndërtesave të larta. Ato ndërtesa, ato ndërtime që janë projektuar, që janë ndërtuar në rreshtat e parë, pra më afër bregut të liqenit, pengojnë depërtimin e ajrit që vinte dikur nga liqeni në qytet”, deklaroi Trajçe Taleski- aktivist civil.

“Në qytet dhe rrethinë nuhatet smogu, ndjehet erë e pakëndshme. Sigurisht, kjo është një nga arsyet. Aktivistët tregojnë se e kemi arritur Shkupin, i kemi ndalur erërat që depërtonin, nuk ndihet më ajri, dhe kjo është ndoshta një nga arsyet”, tha Borçe Stojanoski- shoqata ekologjike “Grashnica”.

Përveç ngrohjes me materiale të ndryshme joekologjike, deponia e Bukovës, e cila është vetëm disa kilometra larg qytetit, ka ndikim të madhe në ndotjen e qytetit. Tym i zi vërehet çdo natë nga numri i madh i oxhaqeve të shtëpive të banorëve të Ohrit.

Nuk kam besuar se do të shoh ndonjëherë që Ohri të jetë më i ndotur se Shkupi, por ja po ndodh. Disa pjesë që mendonim se ishin të pastra dhe të mbrojtura përballen me ndotjen e ajrit, e cila është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Më vonë do të shohim se çfarë do të thotë kjo ndotje për brezat e ardhshëm”, tha Ana Ugrinska- eksperte.

Mjekët thonë se deri para disa viteve, nga 90, vetëm 10 persona janë diagnostikuar me probleme në rrugët e frymëmarrjes, tani ky numër ka shkuar në 80. Kryetari i Ohrit, Kirill Pecakov, thotë se masat që janë marrë vite më parë për subvencionimin e mënyrës së ngrohjes dhe transportit, nuk kanë dhënë rezultate të mjaftueshme. Zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve është gazifikimi i të gjitha qyteteve. Ai beson se lëkundjet e çmimeve, që kanë ndjerë qytetarët dhe bizneset në lidhje me energjinë elektrike, nuk i kanë nxitur njerëzit të zëvendësojnë metodën e ngrohjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat