Nga janari i vitit 2025, qytetarët do të mund të nisin procedurat në Gjykatën Kushtetuese përmes postës elektronike

Maqedonia

Nga janari i vitit 2025, qytetarët do të mund të nisin procedurat në Gjykatën Kushtetuese përmes postës elektronike

Më: 3 janar 2025 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Nga data 1 janar 2025, çdo person fizik dhe juridik do të mund të paraqesë iniciativa.

Kërkesa dhe propozime në Gjykatën Kushtetuese përmes postës elektronike (e-mail), njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.

“Dorëzimi elektronik i parashtresave mundësohet përmes faqes së internetit të Gjykatës Kushtetuese, pra përmes kategorisë “Adresa në Gjykatë”, ku në nënkategorinë “Dorëzimi elektronik i parashtresave” ka udhëzime për mënyrën e paraqitjes elektronike.

Dorëzimi i parashtresave elektronike parashihet me Rregulloren për dorëzim elektronik të parashtresave në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është i publikuar në ueb faqen e Gjykatës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat