Mjegull në rrugën Gajre – Kodra e Diellit dhe në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë

Maqedonia

Mjegull në rrugën Gajre – Kodra e Diellit dhe në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”   pasdite informuan se për shkak të mjegullës ka ulje të dukshmërisë deri në 30 metra në aksin rrugor fshati Gajre – Kodrën e Diellit, deri në 50 metra në qafën malore Bukovë edhe deri 70 metra në qafën malore Gjavatë.

Siç theksohet në kumtesë, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit. Në pjesët tjera të shtetit, rrugët ishin kryesisht të thata.

NP “Rrugët e Maqedonisë” me të gjithë mekanizmin është në dispozicion dhe fuqinë punëtore është e përfshirë në pastrimin e rrugëve. Gjithashtu në dispozicion janë edhe firmat  me të cilat bashkëpunojmë, si të përballemi me rrëshqitjet e borës në kohë. Në disa akse rrugore  që kalojnë nëpër gryka është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla”, shtohet në kumtesë.

Apelohet drejtimi i kujdesshëm i automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur, si dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat