Ageler: Futja e Artan Grubit në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e rastësishme

Maqedonia

Ageler: Futja e Artan Grubit në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e rastësishme

Më: 4 janar 2025 Në ora: 16:33
Angela Ageler

Futja e Artan Grubit në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e rastësishme, shpalljes publike i ka paraprirë proces themelor, kështu deklaron ambasadorja amerikane Angela Ageler në një podcast të Shoqatës së Alumnive Maqedonaso-Amerikane.

“Kur emri i dikujt zyrtarisht do të vendoset në listë, kur të publikohet ai vendim, mund të ju garantoj se procesi ka qenë themelor. Nuk ka qenë e rastësishme dhe nuk është motivuar politikisht. Nuk nxitet nga koha politike. Asnjë nga kjo. Kur Uashingtoni do ta përfundojë procesin, atëherë bëhet publikimi”, deklaroi Angela Ageler, ambasadore amerikane.

Ageler, thotë se ambasada nuk është organ gjyqësor apo të diktojë institucionet çfarë duhet bërë, por tha se ekzistojnë prova për rastin e Grubit, i cili u vendos në listën e zezë për marrje ryshfet me qëllim për ta shpëtuar nga ndjekja penale ish shefin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov.

“Provat janë këtu dhe një pjesë e madhe e tyre, pjesa më e madhe e tyre. Prej tyre është e mundshme që të krijohet rast, prej asaj që është qasshme këtu dhe afër rajonit. Prej këtu, nëse ne në ambasadë shpresojnë se ajo do të ndodhë? Po, por gjithashtu, ne nuk jemi organet gjyqësore dhe unë nuk mundem që t’i diktojë dikujt, por shpresoj se kjo do të nxisë ndonjë aksion. Dhe patjetër të them se ky, rasti i fundit i sanksionimit, duket se ka shkaktuar reagim të madh dhe mendoj se ajo është punë e mirë”, shtoi Angela Ageler, ambasadore amerikane.

Ageler madje ishte e drejtpërdrejtë duke porositur Grubin, që nëse mendon se ka të drejtë, atëherë le të kthehet dhe të ballafaqohet me drejtësinë duke shtuar se njerëzit që nuk kanë çfarë të fshehin nuk arratisen.

“Nëse nuk ke se çka të fshehësh, atëherë kthehu dhe dëshmoje atë. Ekziston proces juridik këtu dhe pjesë e atij procesi filloi me Grubin lidhur me disa akuza që janë ngritur. Nëse nuk ka çka të fshehë, duhet të kthehet dhe të ballafaqohet me pasojat”, tha Angela Ageler, ambasadore amerikane.

Megjithatë, Artan Grubi prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar nuk është i qasshëm për organet e drejtësisë, ndërkaq ende nuk dihet vendndodhja, pavarësisht se kreu i BDI-së, në një deklaratë për media tha se me siguri ndodhet në hapësira shqiptare. Duke folur në emër të Grubit, Ahmeti kërkonte garanci për vijimësinë e procesit gjyqësor.  Që të jetë ironia më e madhe, BDI, në rrethana kur dy vite me radhë i vendoset nga një funksionar i lartë në Listë të Zezë të SHBA-së, po këmbëngul për veting të gjyqtarëve dhe politikanëve, ndërkaq kërkon garanci për gjykim joselektiv për funksionarët që partneri strategjik, SHBA i ka vendosur në Listë të Zezë.

“Zotëri Grubi, sipas informatave që i kam, nuk e kam takuar, është mirë. Vendndodhja e tij akoma është, sigurisht që është diku në hapësirat shqiptare. Është një proces që duhet të marrë epilog. Artan Grubi nuk është arratis nga Maqedonia. Artan Grubi është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo me drejtësi hakmarrëse e selektive”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

“Jam e shumë e vetëdijshme kur njerëzit më gënjejnë në fytyrë dhe kjo është për të ardhur keq, por atëherë prapë e di që nuk duhet të besoj shumë në atë që e thonë”, shtoi Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat