Dita ndërkombëtare e alfabetit Braille, Koalicioni ‘Ndryshojmë”: Në shkolla nuk përfshihet mësimi me alfabetin e personave të verbër

Maqedonia

Dita ndërkombëtare e alfabetit Braille, Koalicioni ‘Ndryshojmë”: Në shkolla nuk përfshihet mësimi me alfabetin e personave të verbër

Më: 4 janar 2025 Në ora: 20:00
Ilustrim

Në vend dhe në botë sot – 4 Janar, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shkrimit Braille dhe Edukimit të Personave me shikim të dëmtuar.

Nga Koalicioni “Ndryshojmë” njoftojnë se sot shkrimi Braille i garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare është i padukshëm në sistemin arsimor përveç në SHSHFRSHD “Dimitar Vllahov” në Shkup. Koalicioni thekson se kanë bërë një vlerësim të sistemit që tregon se mijëra njerëz nuk e njohin Braillin për disa arsye.

Koalicioni thekson se fëmijët me shikim të dëmtuar ose të verbër që shkojnë në shkolla të rregullta nuk mësojnë shkrimin Braille, ndërsa diku në institucione nuk shihet askund, gjë që, siç theksojnë ata, është jashtë Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Ata bëjnë të ditur se nisma përfshin strategji dhe metodologji për plotësimin e nevojave themelore të personave me shikim të dëmtuar dhe sigurimin e kushteve për përfshirjen e tyre aktive në të gjitha sferat e shoqërisë, në nivel lokal dhe kombëtar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat