“E Majta” kërkon shkarkimin e Izet Mexhitit, ndotja e ajrit është gjenocid dhe në nivele alarmante

Maqedonia

“E Majta” kërkon shkarkimin e Izet Mexhitit, ndotja e ajrit është gjenocid dhe në nivele alarmante

Më: 5 janar 2025 Në ora: 14:21
E Majta

“Ndotja e ajrit me përmasa vdekjeprurëse, kurse Qeveria OBRM-PDUKM-VLEN-ZNAM mbetet e paralizuar dhe e paaftë për të zgjidhur këtë problem”, reagojnë nga “E Majta” duke e quajtur ndotjen si gjenocid, siç thonë, duke injoruar me vetëdije këtë situatë alarmante.

Nga “E Majta” kërkojnë shkarkimin e Ministrit të Ambientit Jetësor, Izet Mexhitit.

“Zv/Kryeministri Mexhiti i cili si Ministër për Ambinet Jetësor duhet të jetë mbrojtësi më i shquar i shëndetit dhe natyrës – e ka shndërruar ministrinë në shtab të tij personal partiak, kurse funksionin e kryen kryesisht për promovimin e agjendave shqiptare dhe projekteve etno-shoviniste. Ndërkohë, me mijëra qytetarë vdesin nga ajri kancerogjen, nga sëmundjet kronike dhe komplikime që lidhen me këtë katastrofë, ku gjatë kësaj nuk njihet përkatësia etnike”, thonë nga E Majta.

Sipas statistikave, në Maqedoninë e Veriut, për çdo vit nga 3.828 deri 5.000 njerëz humbin jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat