LSDM: Qeveria të heq dorë nga ndryshimet në ligjin kontestues për Mbrojtjen e fëmijëve

Maqedonia

LSDM: Qeveria të heq dorë nga ndryshimet në ligjin kontestues për Mbrojtjen e fëmijëve

Më: 5 janar 2025 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Partia opozitare LSDM kërkon nga Qeveria që të heq dorë nga ndryshimet, sic thonë, të ligjit kontestues për Mbrojtjen e fëmijëve.

Nga LSDM thonë se me mosdekretimin e këtij ligji, hapet mundësia që qeveria të tërhiqet nga qëllimet për shkak të dispozitave konstestuese.

Shtojnë se Neni 9 dhe Neni 10 i Propozimligjit të propozuar nga Qeveria, do të thotë, vendosjen e licensave dygjuhësore në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

“Me ndryshimet e propozuara të Ligjit, Qeveria kthen prapa proceset me vendosjen e mundësisë për dhënien e provimit për licensë në formë të letrës në vend të jetë digjitale. Hapen mundësi për keqpërdorime, partizime dhe ndarje të dyshimta të licensave sipas çelësit partiak. Krahas dispozitave kontestuese në këtë Ligj, kontestuese është edhe e gjithë procedura që futej me forcë në Kuvend. Propozimligji, nga Komisioni amë për Politikë Sociale, të Rinj dhe Demografi, Qeveria e transferoi për debat dhe diskutim në Komisionin për Energjetikë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Është e qartë se OBRM-PDUKM i ka shumë borxhe VLEN-it, por rendi juridik i shtetit nuk guxon të cënohet për shkak të marrëveshjeve politike në koalicionin qeveritar”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat